3 ditë pa ngrënë, qytetari bie pa ndjenja një minutë larg Spitalit Ushtarak

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në afërsi të Spitalit Ushtarak në kryeqytet.

Një burrë ka humbur ndjenjat ndërsa disa punonjës policie dhe disa qytetarë kanë shkuar pranë tij.

Ky denoncim është bërë nga një qytetar i pranishëm në vendngjarje i cili ka filmuar pamjet në video.

Sipas qytetarit, ai ka humbur ndjenjat pasi kishte 3 ditë pa ngrënë edhe pse ndodhej në një park vetëm 1 minutë larg Spitalit Ushtarak, shkruan JOQ.

Në video duket teksa kalon një makinë policie e cila ndalon për disa sekonda dhe më pas largohet.

Mesazhi i qytetarit:1 minut larg nga spitali ushtarak, i ra te fiket nga uria kishte 3 dit pa ngrenë.


Shtuar 15.04.2020 16:50