25 vjeçari do të bëhet baba, dalin fotot e ëmbla me bashkëshorten në Angli (FOTO LAJM)

Indrit Bajraktari është i riu i akuzuar për vdekjen e 17 vjeçares Enisa Doda, dy ditë më parë në Velipojë është i martuar në Angli, madje në pritje për tu bërë baba.

I riu, i cili kishte disa ditë që kishte mbërritur në vendlindjen e tij për të kaluar disa ditë pushimi me të afërmit, dyshohet të jetë njohur me të ndjerën në rrjetet sociale.

Sipas raportimit të syri.net, bashkëshortja e 25 vjeçarit, Almudena Bajraktari është shprehur se është shtatzënë, ndërsa ka bërë publike dhe fotot me të riun.

Sipas saj, bashkëshorti i kishte thënë se do të largohej disa ditë për të takuar të afërmit e tij, ndërsa ende nuk janë sqaruar rrethanat e njohjes dhe takimit me Enisa Dodën.


Shtuar 21.08.2020 09:44