16 vite heqje lirie për të riun i cili nën ndikimin e substancave narkotike theri për vdekje shokun e tij.
Muhamet Sallahi, 26-vjec është shpallur fajtor nga fajtor nga Gjykata e Tiranës ndërsa është dënuar me 16 vite heqje lirie me burgim të shkurtuar për veprat penale “Vrasje me dashje dhe Plagosje e rëndë me dashje”.
I riu i ka pranuar të dyja akuzat por ka kërkuar mëshirë nga Gjykata e cila vendosi ta dënojë me 16 vite burg.
Mbrëmjen e datës 11 tetor 2018, në rrugën “Bego Hoxha”, Sallahi goditi me një mjet prerës Holdi Hajdarin, në banesën e këtij të fundit në Kombinat ndërsa ky i fundit ndërroi jetë në spital.
Pas analizave që u bënë u zbulua se edhe viktima dhe autori kishin gjurmë të lëndëve narkotike në gjak.
Për këtë, një muaj pasi ndodhi ngjarja, Sallihi tha se e kishte shok Holdi Hajdarin dhe se e kishte goditur, pasi kishin pirë drogë.