“Vetëm 10 vjeç kur preka magjinë”, këngëtarja shqiptare i kthehet “dashurisë” së parë (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur, Mariza Ikonomi, ka ndarë së fundmi një lajm të mirë me ndjekësit e saj. Mariza ka treguar se i është rikthyer dashurisë së saj për radion, pasi tashmë ka një emision të vetin të quajtur “Mariza Show”.

“Jam shumë e kënaqur që rikthehem aty ku gjithçka nisi në një moshë fare të vogël. Isha vetëm 10 vjeç kur preka magjinë e radios dhe televizionit për herë të parë por jeta s’të lë fëmijë dhe ja ku jam sot për të nisur bashkë me ju këtë udhëtim të bukur mes programit “Mariza Show””, shkruan këngëtarja krahas fotos ku shfaqet në Radion e Televizionit Shqiptar.


Shtuar 23.09.2020 09:11