U përfol pafund, kush e fitoi këtë vit Sanremon?

Mbrëmjen e kaluar u shpall fituesi i Sanremo 2020, i cili do të përfaqësojë Italinë në festivalin Eurovision.

Triumfin e mori Diodato me këngën “Fai Rumore”. Në vendin e tretë u shpall Pinguini Tattici Nucleari me Ringo Starr, ndërsa i dyti ishte Francesco Gabbani me Viceversa.

Kënga e Diodato është një baladë e ngadaltë emocionale, por me një kor të fuqishëm.

Pa shumë kthesa fjalësh dhe me efektivitetin e thjeshtësisë, Diodato flet për dashuri, për një ndjenjë të pastër dhe të vështirë për t’u harruar, duke shprehur qartë vuajtjen për një dashuri të përfunduar.

Ky edicion vjetor i festivalit Sanremo u mbajt në Teatro Ariston në Sanremo, dhe si zakonisht u organizua nga Televizioni Italian (RAI). U realizuan plot pesë netë spektakël ku ishin të ftuar emra të njohur nga e gjithë bota.

Në skenën e madhe u ngjit edhe moderatorja shqiptare, Alketa Vejsiu, e cila prezantoi krah Amadeus, drejtori artistik dhe moderator i këtij edicioni.


Shtuar 9.02.2020 07:35