U desh që Jennifer Aniston të hapte Instagram , që t’i shihnit shtëpinë (FOTO LAJM)

Ka tre muaj që Jennifer Aniston ka një profil në Instagram dhe aty publikon momente nga jeta e saj e përditshme, nuk kanë munguar as pamjet brenda rezidencës së saj 21 milionë dollarëshe.

Aktorja 50-vjeçare, të hënën, përmes një fotografie zbuloi si duket banjoja e saj dhe pas kërkimeve janë zbuluar edhe pamjet e tjera.

Jennifer e bleu shtëpinë e saj në vitin 2011 dhe ajo u projektua nga A. Quincy Jones. Rezidenca ka një sipërfaqe prej 8.500 metra katrorë dhe është gjigante.

Shtëpia e saj përmban katër dhoma gjumi, gjashtë banjo, një bodrum vere, pishinë dhe bujtinë. Ajo gjithashtu ka pamje nga qytetit dhe oqeani, në pothuajse dy hektarë tokë.

Marcello Villano dhe Anne Attigeri e shndërruan hapësirën jashtë shtëpisë në një oazë të përbërë nga tarraca, kopshte të frymëzuara nga Azia dhe dhoma të ndërlidhura


Shtuar 22.01.2020 11:30