Robert Berisha edhe moderator, çfarë programi do të drejtojë këngëtari (FOTO LAJM)

Robert Berisha ka realizuar një ndër ëndrrat e tij më të mëdha. Shpeshherë, ai ka shprehur dëshirën për të realizuar një emision të vetin, dhe duket se koha për ta arritur këtë ka ardhur.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Roberti ka zbuluar emisionin që është afër finalizimit, i cili pritet të nisë së shpejti në Klan Kosova.

Emisioni do të titullohet “Robi plaket kur don vet”, ndërsa nuk ka dhënë detaje të mëtejshme se kur pritet të nisë.

“Së shpejti. Robi plaket kur don vet”, ka shkruar Roberti. Megjithatë, duke iu referuar emrit, duket se emisioni do të ketë një format argëtues.


Shtuar 26.08.2020 10:01