Plane të mëdha për emisionin e ri, Roza Lati heq dorë akoma pa filluar (VIDEO)

Pak kohë më parë Roza Lati njoftoi se do të sillte në ekran një emision të ri.

Roza shprehej entuziaste për këtë projekt që në qendër do të kishte të rinjtë. Mirëpo ende pa filluar, Roza është tërhequr nga ky projekt dhe ka njoftuar përmes Instagramit se tani e tutje do të fokusohet vetëm tek emisioni i saj “Why not”.

Roza shkruan se asgjë nuk jepet falas në jetë dhe as në televizion.

“Miremengjes Miq. Me duhet t’ju lajmeroj per nje ndryshim. Instikti im me thote qe MISIONI dhe EMISIONI im… eshte WHY NOT SHOW. Jam e fokusuar gjithe sezonin te programi im.

Dhe per arsye personale, jam terhequr nga projekti per te cilin dhash kaq shume energji pa filluar akoma. Asgje nuk duhet te jepet falas ne kete jete, dhe as ne televizion.

Te duhet mund dhe djerse balli per te arritur suksesin. Do jem gjithmone e perkushtuar te Bebja ime Why Not. Jam terhequr nga gjithçka tjeter. Faleminderit.”, shkruan Roza.


Shtuar 6.03.2020 11:37