Ori Nebiaj me detyrë të re, moderatores i besohet një tjetër pozicion në televizion (FOTO LAJM)

Tashmë prej tre vitesh, çdo sezon vere “Top Channel” rikthen në ekran emisionin “Pushime on top”.

Ky format i është besuar moderatores Ori Nebiaj, e cila duket se do të jetë në ekran sërish gjatë këtyre muajve të nxehtë.

Të lidhura

None found

Megjithatë përveçse si moderatore, Orin do ta shohim edhe si autore të programit. Këtë e ka bërë vetë të ditur Olsa Muhameti, autorja e shumë programeve në “Top Channel”.

Ajo ka treguar se këtë vit ka vendosur të pushojë dhe ‘stafeta’ i ka kaluar Orit, e cila do të jetë edhe autore, edhe producente. Tashmë jemi të gjithë sy e veshë për të shijuar sërish bukuritë e Shqipërisë nga ekrani.


Shtuar 4.06.2020 11:30