Nuk rrinë dot pa njëri-tjetrin, Bora Zemani dhe Donaldi rikthehen bashkë? (FOTO LAJM)

Në muajin gusht Bora Zemani dhe Donald Veshaj i dhanë fund lidhjes së tyre, vetëm pak javë pasi e kishin bërë publike. Të dy fshinë fotot që kishin bashkë nga rrjetet sociale, si dhe vendosën të mos e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram.

Por duket se kjo ndarje mes tyre nuk ka zgjatur shumë, sepse Bora dhe Donaldi sapo na kanë bërë të dyshojmë për një rikthim. Aktori i humorit ka publikuar në Instagram një video brenda makinës së tij, ndërkohë që një vajzë mban duart tek pjesa e kasetofonit.

Pavarësisht se videoja nuk është shumë e qartë për shkak të errësirës dallohet se thonjtë e vajzës janë të kuq, siç e kemi parë Borën të shfaqet këto ditë në televizion. Po ashtu forma e thonjve është e njëjtë dhe dora është shumë e ngjashme me atë të moderatores. Nuk duam të dalim në konkluzione para kohe, por nuk besojmë që e gjithë kjo ngjashmëri të jetë një rastësi.

Bora dhe Donaldi nuk kanë preferuar të flasin shumë për lidhjen e tyre me fjalë, por vetëm me foto dhe gjeste, ndaj ndoshta edhe rikthimin mes tyre mund ta zbulojnë në këtë mënyrë. Kujtojmë se ata të dy kanë qenë bashkëpuntorë edhe në ekran, për moderimin e emisionit “Treshat” së bashku me Romeo Veshajn. Ndërkohë Bora këtë sezon të ri televiziv vendosi të shkëputej nga vëllezërit binjak për të prezantuar spektaklin “Përputhen” në “Top Channel”.


Shtuar 2.10.2020 07:19