Nuk po gjen rehat, Bora Zemani ndryshon sërish look dhe duket yll (FOTO LAJM)

Moderatorja e njohur, Bora Zemani është dalluar kohët e fundit për ndryshimet e shpeshta në “look”.

Ajo vendosi që për disa javë gjatë kësaj vere t’i kthejë sërish flokët e gjatë me gërshetat shumëngjyrëshe. Më pas iu rikthye sërish ‘look-ut’ të përhershëm të saj me flokët e shkurtër.

Mirëpo duket se edhe ky ndryshim nuk ka zgjatur për shumë kohë. Me postimin e fundit në llogarinë e saj në ‘Instagram’, Bora ka treguar se i është kthyer sërish flokëve të gjatë.

“Po që më kishte marrë malli për flokë të gjatë”, ka shkruar Zemani krah fotove të fundit në postimin e saj.

Kujtojmë që Bora është përfolur se do të jetë pjesë e programit ‘Përputhen’, i cili do të nisë në sezonin e ri.


Shtuar 26.08.2020 06:33