Bie nga dritarja e tualetit 14 vjeçarja në Tiranë

Një 14 veçare ka rënë nga dritarja e tualetit të banesës pak pas mesnate.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e “Durrësit”, në kryeqytet.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.08.2020, rreth orës 00:10, në rrugën e “Durrësit”, ka rënë aksidentalisht nga dritarja e tualetit të banesës, shtetasja me iniciale R.H, 14 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 26.08.2020 06:33