Nuk do donim të vinte kurrë, këto pamje na rrënqethin, Messi-Ronaldo fundi i një epoke (VIDEO)

Askush nuk dëshiron të flasë për fundin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, por ata të dy janë në vitet e fundit të karrierës.

Ronaldo është 35, ndërsa Messi 33, E dhimbshme për ta pranuar, por të dyt po i afrohen fundit.

Ronaldo shënoi 37 gola me Juventusin këtë sezon në të gjitha kompeticionet, ndërsa Messi 25 gola dhe 21 asistime për Barcelonën në La Liga.

Ata ende janë në formë të mirë dhe shpresojmë që do të mund të na dhurojnë spektakël edhe për dy tre sezone të tjera.

Rivaliteti i tyre do të mbahet mend përgjithmonë. Një video është bërë virale në rrjetet sociale për rivalitetin e Messit dhe Ronaldos.

Ky mini dokumentar shfaq hapat e hershëm në karrierë të Ronaldos dhe Messit, e deri te rivaliteti i tyre në Spanjë dhe jashtë saj.


Shtuar 26.08.2020 06:31