Një vit nga kënga, Fjolla nuk do t’i kursej dedikimet për partnerin e ndjerë (FOTO LAJM)

Një vit më parë, Fjolla Morina publikoi baladën “Si ta pranoj”, që u përfol si një dedikim për ish-partnerin e këngëtares, i cili u nda nga jeta në mënyrë tragjike.

Sot, një vit pasi kjo këngë u hodh në treg, Fjolla ka vendosur ta kujtojë me fjalët prekëse.

‘Tek kjo këngë i këndoj dhimbjes, asaj dhimbje që kur e ke në lëkurë tënde kupton që koha nuk i shëron kurrë plagët e disa plagë do të dhembin për tërë jetën dhe zemra kurrë nuk ka për tu shëruar. Në këtë dhomë i kam kënduar dashurisë së vërtetë sepse ajo është e pavdekshme. Shumë gjëra në jetë janë tëpamundura dhe jo gjithçka e ka një zgjidhje. Lotët nuk e kthejnë dikë që është larguar nga kjo jetë që është larguar por duke e kujtuar na ndihmon të rritemi pa harruar rrugët që kaluam. Ruaji njerëzit e dashur siçruanipiktuar e vendosni ata në dritën më të mirë’, shprehet këngëtarja në postimin e bërë.

Me sa duket dhimbja për të vazhdon të jetë po njësoj, edhe pse Fjolla nuk ka folur hapur për këtë ngjarje të trishtë në jetën e saj.


Shtuar 25.04.2020 11:55