Dua Lipa po kryeson në top listat e këngëve latine.
“Un Dia” nga Balvin, Dua Lipa, Bad Bunny dhe Tainy renditet në Nr.1 në sondazhin e “Hot Latin Songs” të datës 8 gusht.
Të lidhura
None found
Bashkëpunimi i tyre i cili u publikua në 24 korrik, rrëzoi nga froni një bashkëpunim tjetër nga Black Eyed Peas, Ozuna dhe J.Rey Soul me këngën “Mamacita” që qëndroi në top listë për tre javë rresht.
Billboard ka disa top-lista për zhanre të ndryshme.
Renditja e këngëve në top-listën “Billboard” bazohet në shitjet, transmetimin në radio dhe shkarkimet e këngëve online në SHBA.
