“Një dashuri”, Eros Grezda i marrosur pas Oriolës me fustan të bardhë (FOTO LAJM)

Dashuria mes Eros Grezdës dhe Oriola Marashit është në ditët e saj më të mira, e tani që dihet publikisht çifti nuk nguron të shpreh dashurinë në çdo moment.

Teksa modelia na bën me dije se ndodhet për çështje pune në Kapadokia, Erosi duket se nuk i reziston dot të dashurës me fustanin e bardhë që i rri mjaft mirë.

Futbollsiti ka shpërndarë në llogarinë e tij një video të modeles teksa e shoqëron me këngën “Një dashuri”.

Ndoshta shumë shpejt Oriolën do ta shohim me fustanin e bardhë jo për modeling, por na mbetet të presim./albeu.com/


Shtuar 25.08.2020 09:38