Ndërron jetë gjyshja e Rita Orës, këngëtarja i jep lamtumirën me fjalët prekëse

Mëngjesin e së enjtes, gjyshja e Rita Orës nga ana e nenes, Fatime Bajraktari ka ndërruar jetë.

Gjyshërit e Ritës nuk kanë qenë të panjohur për publikun, pasi këngëtarja është mbesa e Osman Bajraktarit, që në kohën e Ish-Jugosllavisë ishte konsull në Ish-BRSS.

Pak ore me pare këngëtarja ka ndarë me ndjekësit dy foto, ndersa i jep lamtumiren me nje mesazh prekes.

“E dashur gjyshe, ti ishe njeriu më joshës, njeriu më punëtor dhe i pavarur që kam njohur. Çdo ditë dilje shëtitje e veshur shkëlqyeshëm, merrje kafenë pa ndihmën e askujt!

Ajo ishte shumë e përkujdesur, shumëëëë e fortë dhe me shumë humor. O Zot sa qeshnim dhe kur i tregonte të vërtetat pa filtra. Falte dashuri dhe përkujdesej me gjithë zemrën e saj. Do më mungosh çdo ditë! Pusho në paqe pranë gjyshit, e di që do të na mbrosh dhe udhëzosh nga lart. Përpiqu të mos festosh shumë atje në Parajsë! Të dua gjyshe”, shkruan Rita Ora në Instagram.


Shtuar 13.06.2020 18:13