Më natyrale se asnjëherë, Ronela surprizon ndjekësit nga plazhi (FOTO LAJM)

Ronela Hajati është padyshim një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Autorja e hitit “Dilema” është vënë shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes nga Young Zerka vetëm pak kohë pasi dyshja konfirmoi lidhjen disa vjeçare.

Këtë verë, këngëtarja publikoi këngën dedikuar ekipit të Tiranës me rastin e 100-vjetorit të skuadrës. Së bashku me Dj Sardin, sollën “himnin” e ri të ekipit të kryeqytetit, dhe që padyshim u prit mjaft mirë nga publiku.

Ajo ka paralajmëruar dhe disa projekte të reja, megjithëse nuk ka bërë me dije se kur do të publikohen. Ndërkohë, së fundmi Ronela ka rënë në sy me disa foto që ka publikuar në rrjete sociale, ku shfaqet krejtësisht natyrale. Teksa ka pozuar nga bregdeti me bikini, Ronela ka nxjerrë në pah linjat e saj trupore.


Shtuar 23.09.2020 11:52