E bukura e Shqipërisë, Adrola Dushi pranon publikisht lidhjen me kosovarin (VIDEO)

Adrola Dushi është cilësuar jo rrallë si më e bukura e trojeve shqiptare dhe kjo është një ndër arsyet pse jeta e saj private ngjall kaq interes.

Ndër shumë artist të tjerë, mbrëmjen e djeshme në “Shiko Kush Luan” ishte e ftuar edhe Adrola, shkruan Albeu.com.

“Zërat lartë e poshtë na kanë treguar se mund të të shohim në të ardhmen si një nuse Kosove. Sa e vërtë është?”, i është drejtuar pyetja bukuroshes.

“Kam dëgjuar lart e poshtë për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, edhe unë thjesht po kontriboj”, është përgjigjur Adrola duke konfirmuar kështu zërat për ldhjen e saj me një djalë nga Kosova./albeu.com


Shtuar 2.01.2020 07:54