Xheni dhe Benardi jo vetëm që nuk qenkan ndarë, por festuan bashkë edhe Vitin e Ri (FOTO LAJM)

Xheni dhe Benardi kanë qenë një ndër çiftet më të komentuar të “Big Brother”.

Dyshja fitoi simpatinë e publikut në pak kohë, megjithatë duket se diçka nuk shkoi mes tyre dhe ata thanë se i dhanë fund marrëdhënies.

Por jo! Ata duket se vetëm sa na kanë hedhur hi syve.

Gjatë kësaj kohe mesa duket kanë dashur të qëndrojnë larg mediave dhe mbrëmjen e kaluar treguan se janë sërish bashkë.

Ata kanë festuar Vitin e Ri bashkë dhe kanë zgjedhur që ta nisin vitin 2020 me një foto çift.

Ata shfaqen në atmosferë festive të përqafuar dhe mjaft të lumtur.

Tani nuk duam të përhapim alarm, por Xheni dhe Benardi i bie të jenë fejuar.

Pasi, në ditëlindjen e saj, Xheni tregoi se kishte marrë dhuratë një unazë dhe dikush i kishte propozuar.

Nuk e dimë nëse atë propozim e ka marrë nga Benardi, por kjo foto dhe kjo festë e tyre tregon shumë.


Shtuar 2.01.2020 07:39