Kokë e këmbë i dashuruar me Meghan, por e dini çfarë i pëlqen shumë princ Harryt tek gruaja e tij?

Që princ Harry është kokë e këmbë i dashuruar me Meghan Markle, kjo nuk do as mend e as kalem. Ish-beqari më i kërkuar i familjes mbretërore ia doli mbanë të sfidonte të gjitha paragjykimet duke çuar në altar një grua të divorcuar dhe pa asnjë titull fisnik, si dhe ka treguar në shumë raste se është mbështetësi kryesor i saj, duke dalë shpeshherë kundër familjes së tij.

Rasti i fundit është ai i pak javëve më parë, ku ish-çifti i dukëve të Sussex-it na habitën të gjithëve teksa deklaruan që do të largoheshin nga Mbretëria e Bashkuar duke hequr dorë nga çdolloj funksioni për të patur një jetë më të qetë në Kanada. Një vendim që solli një furtunë të vërtetë në familjen mbretërorë, por në emër të dashurisë ia vlen të bësh çdo sakrificë.Ajo që nisi si një takim mjaft spontan mes trashëgimtarit të fronit anglez dhe aktores së njohur të “Suits” u kthye dalëngadalë në një një histori Hirusheje që e duan dhe ëndërrojnë të gjithë.

“Ajo është gruaja e ëndrrave të mia. Është e fortë, e pavarur dhe aq e guximshme, shpeshherë gjej tek ajo atë që mamaja ime Diana dëshironte për çdo vajzë e grua në botë”-besohet t’i ketë thënë Harry një miku pas njohjes me Meghan. Por përveç se ndihet i përmbushur me një partnere të tillë në krahë, vëllai i princit William sigurisht që është edhe i tërhequr fizikisht prej saj.

Që Meghan është e bukur, e kuruar dhe sharmante këtë e dinim, por ja që ajo ia ka marrë mendjen princit Harry as më pak e as më shumë, se me flokët e saj. Në Twitter është shpërndarë një video e Harry-t që i rregullon flokët partneres së tij, dukee cilësuar si “burri më i vëmendshëm”, ndërsa ndihmon gruaj e tij të rregullojë flokët gjatë një serie takimesh zyrtare mbretërore në vitin 2019.


Shtuar 8.02.2020 07:57