Ish e dashura joshëse e Malumës konfrimon me një super foto lidhjen me Neymar (FOTO LAJM)

Në tetor të vitit që lamë pas, modelja Natalia Barulich konfirmoi ndarjen nga këngëtari i njohur, Maluma.

Ajo tregoi se pavarësisht se e do shumë, ata kanë vendosur të ndahen dhe është koha që të bëjnë pak pushim.

Mesa duket ajo e ka kaluar ndarjen përfundimisht me të dhe tani është shumë e lumtur me Neymar Jr.

Natalia e ka konfirmuar lidhjen me futbollisitn e njohur nëpërmjet një fotoje që ka publikuar sot në Instagram.

28 vjeçarja ka publikuar një foto krahë futbollistit, që do të jetë gjithashtu edhe në kopertinën e prestigjozes “GQ” në Paris.

“Bonnie dhe Clyde,” shkruan Natalia në postim, duke krahasuar lidhjen me Neymar me çiftin ikonik.

Së fundmi, modelja e njohur Natalia i është nënshtruar testit të COVID-19, pasi dyshohej se mund të ishte infektuar. Por për fat të mirë, testi për modelen ka dalë negativ.

Neymar, dhe këngëtari i njohur kolumbian, Maluma, dikur ishin miq të ngushtë me njëri-tjetrin për një periudhë disa vjeçare, por prej shumë kohësh ata nuk flasin më mes tyre. Mendohet se ka qenë pikërisht Natalia që ata tëdy nuk janëmë njësoj dhe nuke dimëse si do reagojë Maluma kur të shohë foton.


Shtuar 21.05.2020 07:17