Ish-deputeti socialist sulmon ashpër Ermal Mamaqin e Edi Ramën pas filmit “I Love Tropoja”

Ish deputeti i PS-së Taulant Dedja ka sulmuar ashpër aktorin Ermal Mamaqi, pas filmit të fundit “I love Tropoja”.

Me anë të një shkrimi në Facebook, ish-deputeti socialist shkruan se vlerat Tropojës nuk ja vë dot në diskutim as Ermal Mamaqi as padroni i tij karagjozi i pacipë Edvin Rama, kryeministri më skandaloz i historisë së shtetit shqiptar.

Postimi i plotë

UNË E DUA VËRTETË TROPOJËN!

Sa herë e sjell rasti të takohem me dikë nga Tropoja që nuk e njoh dhe nuk më njeh i shprehem edhe unë kam origjinë prej andej.

Koha qe kam kaluar atje në atë vend të mrekullueshëm (që për nga bukuritë natyrore krahasohet me Zvicrën) në vitet e vështira 1997-1999 dhe mikpritja e veçantë e atyre me të cilët punova dhe bashkëpunova atje, miqësia e tyre e ofruar pa kushte dhe çdo gjë që kujtoj prej asaj kohe unikale më bën sërish ta them me zë të lartë:

Po, edhe unë ndihem tropojan dhe e dua vërtetë Tropojen!

Vlerat Tropojës nuk ja vë dot në diskutim as Ermal MF as padroni i tij karagjozi i pacipë Edvin Rama, kryeministri më skandaloz i historisë së shtetit shqiptar.

Në fakt Ermal MF nuk do ta kish bërë pa lejen e padronit të tij atë krijim paçavure që kurrë nuk mund të krahasohet me “Kapedanin” apo “Çiftin e lumtur”.

Ndaj dhe gishti duhet drejtuar te Edvini. Jam i sigurt që Tropoja do sjellë tash e tutje fundin e pashmangshëm të regjimit bastard që instaloi Edvin Rama!


Shtuar 1.02.2020 16:21