Plas sherri mes të moshuarve për një vend parkimi (VIDEO)

Një 68 vjeçar u dënua me 9 muaj burg dhe 2500 paund gjobë pasi goditi me grushte fqinjin e tij pas një debati për një vend parkimi.

Zënka ndodhi në verë të vitit të shkuar, teksa Anthony John, 68 vjeç po lante makinën. Pranë tij kaloi një 66 vjeçar me qenin e tij, e pasi shkëmbyen disa ofendime, ata filluan të grindeshin.

Siç shihet dhe nga pamjet e transmetuara nga BBC, 66 vjeçari u rrëzua në tokë pas grushteve të John ku pësoi dhe frakturë në legen. Ai u dërgua në spital ku kaloi 16 ditë i shtruar.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar ditën e djeshme, Anthony John pranoi akuzat dhe është i gatshëm të paguajë për dëmet ndaj 66 vjeçarit.

Kur policia intervistoi Johnin, ai u tha oficerëve se ai ishte provokuar pas një debati pë parkimini.


Shtuar 16.01.2020 08:02