Një grua, kush është emri i lakuar për postin e kryeministrit në Greqi

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka propozuar emrin e një gjyqtareje si presidente e ardhshme.

“Demokracia është femërore. Për herë të parë ka ardhur koha për të zgjedhur një grua në pozicionin më të lartë të shtetit”, theksoi Mitsotakis ndërsa njoftoi se 62 vjeçarja Ekaterini Sakellaropoulou, kryetare e Gjykatës së Lartë Administrative (STE), ishte kandidatja e tij.

Posti i presidentit në Greqi është kryesisht simbolik. Mandati pesëvjeçar i presidentit aktual, Prokopis Pavlopoulos, përfundon më 13 mars.


Shtuar 16.01.2020 07:50