Fifi viziton Fjollën në shtëpinë e izolimit: Këtu për ty (FOTO LAJM)

Pasi u kap nga policia me armë zjarri dhe bëri shumë zhurmë me shtatzëninë e “stisur”, Fjolla Morina me vendim e Gjykatës ndodhet në arrest shtëpie që prej 22 shtatorit.

Këngëtarja është vendour në një apartament në qytetin e Kukësit ku nuk kanë munguar as pamjet për median prej andej.

Ndërkohë ditën e sotme kolegia e Fjollës, Fifi, ka shkuar për një vizitë në këtë shtëpi duke treguar se do i qëndroj pranë mikes së saj në çdo moment. Fifi ka publikuar në Instagram një video shumë emocionuese, në të cilën Morina shihet duke komunikuar përmes celularit me vajzën e saj të vogël, Alayah. Fjolla duket shumë e prekur nga videoja, ndërkohë që përpiqet të argëtojë të bijën.

“Ajo ka nevojë për vogëlushen e saj! Fjolla Morina çfarëdo që të ndodhë, kudo që jeta na përplas, në të mirë e në të keq unë jam aty për ty”, ka shkruar Fifi.

Ajo ka postuar dhe një tjetër foto me Fjollën, duke e theksuar sërish përkrahjen për të.


Shtuar 30.09.2020 20:12