Aksident në Kamëz, automjeti përplaset me shtyllën e ndriçimit

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Kamëz, ku dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e drejtimit të makinës duke u përplasur me një mur anësor.

Nga përplasja ka mbetur i plagosur por jashtë rrezikut për jetën shoferi.

Goditja ka qenë tepër e fortë sa makina është rrotulluar duke i rënë edhe një shtylle ndriçimi e për pasojë kjo e fundit është rrëzuar në tokë.


Shtuar 30.09.2020 20:05