Familja Mbretërore nuk po gjen rehat, këtë herë një divorc (FOTO LAJM)

Familja mbretërore nuk gjen qetësi. Raportimet e fundit thonë se nipi i mbretëreshës Elizabeth II, Peter Philips, po divorcohet nga bashkëshortja pas 12 vitesh martesë.

Petër, i cili është djali i princeshës Anne, vajzës së mbretëreshës, dhe Autumn u takuan në vitin 2003 në qytetin e saj të lindjes në Montreal teksa ishin të pranishëm në një Grand Prix të Formula 1. Çifti u martua në 2008-n dhe janë prindër të dy fëmijëve, Savannah dhe Isla.

Deri tani, Buckingham Palace nuk ka komentuar në lidhje me zërat që po qarkullojnë. The Sun raportoi:

“Peter është i shkatërruar plotësisht pasi nuk e priste. Ai mendonte se kishte një martesë të lumtur dhe një familje të përsosur me dy vajza të bukura. Por tani është në gjendje shoku. Autumn u ka thënë miqve prej kohëve se kishte probleme. Ajo është e preferuara e mbretëreshës Elizabeth, e cila do të shqetësohet shumë nga kjo gjë.”

Princesha Anne është fëmija i dytë dhe vajza e vetme e mbretëreshës Elizabeth II dhe princit Philip, dukës së Edinburg-ut. Ajo është nënë e Zara-s dhe Peter nga martesa me Mark Philips (1973-1992). Që prej 1992-shit, princesha Anne është e martuar me Timothy Laurence.


Shtuar 11.02.2020 15:36