Era Istrefi rikthehet me muzikë shqiptare, reperi i njohur me të cilin po bashkëpunon (FOTO LAJM)

Pas një shkëputje të gjatë nga muzika, këngëtarja e njohur kosovare, Era Istrefi duket se do të vijë në një bashkëpunim me reperin Bash Buta. Këtë fakt e ka zbuluar Buta me postimin e fundit në rrjetet sociale, ku duket se ka pozuar së bashku me Istrefin në ambientet e një studio muzikore.

Dyshja nuk ka bërë të ditur asnjë detaj tjetër, megjithatë fansat janë treguar mjaft kureshtarë në komente.

Të lidhura

None found

Kujtojmë se më parë Era ka treguar se i pëlqejnë shumë këngët e reperit, ndaj dhe duket se ky bashkëpunim ka ardhur pas kaq kohësh.


Shtuar 28.07.2020 06:54