E lidhur me futbollistin? Ana Lika flet për herë të parë

Prej disa kohësh është përfolur se aktorja Ana Lika është në një lidhje dashurie me futbollistin shqiptar Amir Rrahmani. E ftuar në emisionin “Why Not”, Ana ka folur për herë të parë për këtë lidhje kur u pyet nga Roza Lati.

“Jam shumë e lumtur, kjo i përmbledh të gjitha”, u shpreh Ana kur Roza e pyeti nëse është e dashuruar shkruan xing.al.

Më pas Roza vazhdoi: “Kanë dalë fjalë për një lidhje dashurie me një futbollist. Duke marrë parasysh që jeni në të njëtat lokacione edhe do donim të dinim nga ana jote, pasi kanë dalë këto lajme sa zemra çunash ke thyer?”

“Besoj se do kem thyer shumë zemra çunash, por mund të kem thyer edhe zemra gocash”, u përgjigj aktorja.


Shtuar 21.04.2020 13:17