E la vetëm, zbulohet arsyeja pse Pique nuk ishte me Shakirën në Super Bowl (FOTO LAJM)

Shakira padyshim që “tronditi” skenën e Super Bowl. Ajo dhe Jennifer Lopez ndezën skenën me performanca të fuqishme siç dinë ato.

Të pranishëm ishin një sërë yjesh si Beyonce, Jay-Z dhe vajza e tyre Blue Ivy Carter, Cardi B, Demi Lovato, Paul Rudd, Emily Ratajkoëski, i fejuari i Jennifer Lopez, Alex Rodriguez.

Por ajo çfarë u vu re ishte mungesa e bashkëshortit të Shakirës, futbollistit Gerard Pique.

Çifti festuan të dy ditëlindjen mbrëmjen e së dielës, ku këngëtarja mbushi 43 vjeç dhe futbollisti 33 vjeç. Por për fat të keq nuk mund të ishin së bashku në Miami për shkak të impenjimeve të ndryshme.

Gerard nuk mundi të ishte në natën më të madhe të futbollit për shkak se kishte vetë një ndeshje.

Lojtari i Barcelonës u përball me Levante në stadiumin Camp Nou. Dhe lajmi i mirë është që Barcelona fitoi. Kështu që çifti, të cilët janë prindër të dy djemve Milan Piqué Mebarak, 7 vjeç dhe Sasha Piqué Mebarak, 5 vjeç, patën një ditëlindje të paharrueshme dhe padyshim që janë krenarë për njëri-tjetrin.


Shtuar 4.02.2020 08:46