Bleu Range Rover-in e modeles, klienti tmerrohet nga ajo çfarë shikon (FOTO LAJM)

Modeles dhe moderatores Katie Price i kanë konfiskuar “Range Rover-in” e saj rozë. 41-vjeçarja, e cila është drejt falimentimit, njihet për jetën luksoze dhe dëshirën për të pasur automjete me ngjyra të ndezura.

Por këtë javë makina e saj e preferuar përfundoi në një ankand dhe u shit në një servis makinash në Essex.

Mirëpo, blerësi ka treguar se automjeti ishte mbajtur si mos më keq, madje ishte shumë i pistë.

Një tregtar tha për ‘MailOnline’: “Është një makinë shumë e veçantë, por ne nuk e dinim se ajo i përkiste Katie Price. U tmerruam kur pamë se sa e pistë ishte”.


Shtuar 18.02.2020 15:15