Aktorja turke martohet në kohë koronavirusi, pamjet nga dasma e pazakontë (FOTO LAJM)

Aktorja e njohur turke, Didem Balçin e cila luan rolin e Selxhan në serialin “Osman” dhe partneri i saj avokat, Can Aydin kanë kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre. Ndonëse kjo është një periudhë e vështirë për mbarë globin, çifti nuk ka lejuar Koronavirusin t’iu prishë planet.

Didem dhe Can kanë respektuar të gjitha masat mbrojtëse të pandemisë, duke vendosur maska dhe një numër të reduktuar të ftuarish. Në dasmë ishin të pranishëm vetëm prindërit dhe dëshmitarët e çiftit.

Të afërmit e tjerë e kanë ndjekur ceremoninë online. Ndonëse në të tilla kushte dyshja shprehen shumë të lumtur që më në fund janë zyrtarisht burrë dhe grua.


Shtuar 9.05.2020 09:11