Sherri me thika për të dashurin në Greqi, vajzat janë me origjinë shqiptare

Një sherr me thika ka ndodhur në Athinë, ku mësohet se protagonistet kanë qenë disa vajza të mitura me origjinë shqiptarë.

Incidenti ndodhi në kryqëzimin e rrugëve Distomou dhe Tripoleos në Kolonos midis 6-7 vajzave të mitura nga Shqipëria”, shkruajne mediat helene.

Paraprakisht, sipas informacioneve shkak ka qenë dashuria për një djalë. Pas debateve, njëra nga vajzat ka nxjerrë një thikë duke plagosur dy të tjera.

Të plagosurat janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore.

Ndërkohë vajza që kreu sulmin u dërgua në Departamentin e Mbrojtjes së të Miturve në Athinë, ndërsa vajzat e tjera u morën në pyetje për të zbardhur ngjarjen.


Shtuar 19.06.2021 23:45