Virozat e vjeshtës, si të kujdeseni për fëmijët

Në çdo fillim vjeshte, me ndryshimin e menjëhershëm të temperaturave, shfaqet edhe një rritje e infeksioneve respiratore të quajtura ndryshe edhe rrufa, e ftohura e zakonshme apo gripi.
Më të prekurit në këtë kohë janë padyshim fëmijë.

Është shumë e rëndësishme që, në momentin e parë të shfaqjes së shenjave, kujdesi të bëhet nga prindërit në kushte shtëpie dhe më pas fëmija të dërgohet në spitalin pediatrik më të afërt, shkruan tch.

Të lidhura

None found

Përgjithësisht ndërlikimet e shfaqura janë ato të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes, temperaturë e lartë, të vjella apo dhimbje të forta koka.

Është për t’u theksuar që shfaqja e këtyre simptomave është e ndryshme nga njëri individ tek tjetri dhe moshat më të rriskuara janë fëmijët nga 2 deri në 6 vjeç.


Shtuar 30.09.2020 07:49