Shumica e njerëzve kanë dëgjuar të paktën njëherë për hemorroidet. Hemorroidet janë shumë të shpeshta: prekin 1 në 20 persona, gra dhe burra, dhe rreth gjysmën e të rriturve më të vjetër se 50 vjeç.
Por nëse nuk ke pasur asnjëherë hemorroide, mund të jetë e vështirë të tregosh se çfarë po ndodh.
Po çfarë i shkakton hemorroidet?
Akoma nuk është e qartë se pse disa njerëz vuajnë nga hemorroidet e të tjerë jo. Ekspertët mendojnë se mund të ekzistojë dhe një faktor gjenetik. Faktorë të tjerë që rrisin riskun për zhvillimin e hemorroideve janë:
Qëndrimi ulur në tualet për periudha të gjata kohe
Diarreja dhe kapsllëku kronik
Shtrëngimi gjatë jashtëqitjes
Shtatzënia
Konsumimi i një diete të varfër në fibra
Ngritja në mënyrë të rregullt e peshave të rënda
Dobësimi i indeve në anus dhe rektum që ndodh me plakjen
Cilat janë simptomat e hemorroideve? A janë ato të dhimbshme?
Gjithçka varet nga lloji i hemorroideve. Nëse vuani nga hemorroide të jashtme, mund të keni simptoma si më poshtë:
Kruajtje anale
Një apo më shumë gunga pranë anusit
Dhimbje anale që bëhet më keq kur jeni ulur
Nëse vuani nga hemorroide të brendshme do të keni këto simptoma:
Gjakrrjedhje nga rektumi (që shfaqet si gjak në jashtqitjen tuaj apo në lëtrën e tualetit)
Një hemorroide që del nga anusi juaj dhe quhet prolapsi
Hemorroidet në shumicnë e rasteve nuk shkaktojnë dhimbje kur jeni në tualet. Por nëse keni një hëmorroide të dalë (prolapsi), mund të keni dhimbje dhe enjtje.
