7 arsye përse bëni mirë të konsumoni kivi këto kohë

A e dini se kivi është frut i cili rekomandohet të konsumohet me gjithë lëkurë?

Ju njohim me disa nga benefitet nga konsumi i tij:

Ndihmon në shpërbërjen e proteinave
Përmban enzimën aktinidain e cila është përgjegjëse për shpërbërjen proteinike

Fuqizon sistemin imunitar
Tejet i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë të cilët luftojnë radikalet e lira

Rekomandohet për diabetikët
Ka indeks glicemik të ulët.

Balancon presionin e lartë arterial dhe parandalon krijimin e gurëve në veshka
I pasur në potasium, stabilizon kontraktimet e zemrës dhe balancon nivelet e kripës në organizëm.

Normalizon nivelin e pH
Ndihmon organizmin të balancojë aciditetin (shkaktar i shumë sëmundjeve)

Parandalon konstipacionin
I pasur në fibra dhe ka përmbajtje të lartë uji.

Përmirëson shëndetin e lëkurës
Përmban Vitaminë C, E dhe fitonutrientë që ndihmojnë në prodhimin e kolagjenit.


Shtuar 16.03.2020 13:59