Reshje shiu në Himarë, Borsh dhe Dhërmi, befasohen pushuesit

Jugu i vendit kryesisht Himara, Borshi e Dhërmiu, janë përfshirë nga reshjet e dendura të shiut. Ky ndryshim moti vjen në një moment kur vendi po përballet me temperatura ekstreme.

Dita e sotme u shënua si dita më e nxehtë e javës, ku termometri ka shënuar 41 gradë Celsius. Reshjet e papritura për pasojë larguan edhe pushuesit nga plazhet.


Shtuar 18.07.2024 20:02

Tags: ,