Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një postim në Facebook, ka ndarë mesazhin e aktorit të mirënjohur Reshat Arbana, për vaksinimin.
Në mesazh, Reshat Arbana thotë se duhet të vaksinohemi për të mbrojtur njerëzit e zemrës nga virusi i rrezikëshm.
Mesazhi i Arbanës:
“Të mendojmë më shumë mbrojtjen e të drejtave tona njerëzore: Së pari, të jemi të fortë e të shëndetshëm. Së dyti të jemi të gëzuar e të lumtur. Të falim sa më shumë dashuri për njerëzit e dashur të zemrës. T’i ruajmë e t’i mbrojmë ata nga transmetimi i këtij virusi të rrezikshëm./albeu.com