Orban bën thirrje për bisedime SHBA-Rusi për Ukrainën: Kievi nuk mund të fitojë

Kryeministri hungarez Viktor Orban u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë që të zhvillojnë bisedime paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke shtuar se Kievi nuk mund të fitojë kundër forcës më të madhe të Moskës.

Gjatë një fjalimi të mbajtur më 23 korrik në Rumaninë fqinje, Orban kritikoi gjithashtu strategjinë e Bashkimit Evropian për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës, duke thënë se kjo po e dëmton bllokun.

“Vetëm bisedimet Rusi-SHBA mund t’i japin fund konfliktit, sepse Rusia dëshiron garanci sigurie”, tha Orban, të cilën garanci vetëm Uashingtoni mund ta japë.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë u angazhuan në negociata intensive disa mujore me Rusinë mbi shqetësimet e sigurisë së Kremlinit, kur presidenti rus, Vladimir Putin vendosi të pushtonte Ukrainën më 24 shkurt, me premisën e rreme të mbrojtjes së rusisht-folësve në Donbas.

Një nacionalist që është përplasur vazhdimisht me BE-në për sundimin e tij autoritar në rritje, Orban ka qenë një gjemb në sy i bllokut që nga fillimi i luftës, duke minuar imazhin e një Perëndimi plotësisht të bashkuar kundër agresionit të Kremlinit./rel


Shtuar 24.07.2022 10:57