Banka e Shqipërisë publikon të dhënat: Frenohet kredia për shtëpi, rritet kredia konsumatore

Kredia konsumatore u rrit me ritme të larta edhe në tremujorin e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tremujorin e parë 2026 sektori bankar disbursoi rreth 15.3 miliardë lekë kredia të reja konsumatore. Vlera e kredisë së re konsumatore u rrit me 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kredia konsumatore ka arritur njëkohësisht vlerën më të larta historike për këtë periudhë të vitit.

Të lidhura

None found

Huadhënia konsumatore është e përqendruar kryesisht në monedhën vendase. Më shumë se 88% e kredisë së re konsumatore të dhënë gjatë këtij viti ka qenë në Lekë

Në fund të tremujorit 2026, portofoli i kredisë konsumatorë, i shprehur si tepricë, arriti vlerën e 111.2 miliardë lekëve, në rritje me 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e kredisë konsumatore është e shpërndarë në të gjitha segmentet e saj kryesore. Kredia për mallrat e qëndrueshëm është rritur me 25.7%, kredia për mallra jo të qëndrueshëm me 18.6%, ndërsa overdraftet e përdorura nga individët me 9.7%.

Mallrat e qëndrueshëm në përgjithësi përkufizohen si produkte që kanë një jetëgjatësi më të madhe se tre vjet. Kredia konsumatore për këtë qëllim përfshin kryesisht financimin e blerjes së pajisjeve elektronike, elektroshtëpiake, mobiljeve, automjeteve, etj.

Ndërkohë, kredia për mallra jo të qëndrueshëm klasifikohet ajo që lidhet me qëllime të tjera, që zakonisht i referohen shpenzimeve për shërbime apo mallra të konsumit afatshkurtër.

Ndërkohë që kredia për blerje banesash ka frenuar në tremujorin e parë të këtij viti (15% më pak krahasuar me një vit më parë), kredia konsumatore duket se po vijon për të pestin vit radhazi ciklin e saj rritës.

Edhe për shkak të kufizimeve të vendosura nga Banka e Shqipërisë në kredinë për shtëpi, bankat po vendosin më shumë fokus te huadhënia konsumatore dhe ky treg paraqet konkurrencë në rritje.

Të dhënat e Vrojtimit të Aktivitetit Kreditues treguan se kërkesa e individëve për kredi konsumatore u raportua më e lartë në tremujorin e parë të vitit 2026, ndërsa kërkesa për kredi për shtëpi pësoi rënie.

Nga ana tjetër, kushtet dhe termat e përgjithshëm për kreditë akorduar individëve u lehtësuan në tremujorin e parë të vitit, vetëm në segmentin e kredive konsumatore, ndërkohë që mbetën të pandryshuar në kreditë për blerjen e banesave.

Lehtësimi i kushteve të kreditimit u shkaktua nga aplikimi i marzheve më të ulëta mbi kreditë normale, nga shtimi i madhësisë së kredisë dhe nga zgjatja e maturitetit në kreditë konsumatorë. Gjithashtu, lehtësimi u ndikua nga konkurrenca e shtuar në sistem bankar./ Monitor


Shtuar 16.05.2026 08:35

Tags: ,
CasibomjojobetjojobetcasibomcasibomjojobetJojobet