Njëri dhunoi nënën tjetri pronarin e një dyqani, në pranga dy 30-vjeçarë në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 5 shtetas për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve janë dy 30-vjeçarë, njëri ka dhunuar nënën e tij ndërsa tjetri në gjendje të dehur ka goditur me sende të forta pronarin e një dyqani dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Gjithashtu dy shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim, kurse 3 janë proceduar penalisht për krime mjedisore.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Vihen në pranga 5 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Procedohen penalisht edhe 3 shtetas të tjerë, për krime kundër mjedisit.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin e shtetasve:

– E. H., 30 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij;

– D. M., 30 vjeç, pasi në Rrugën e Kavajës, dyshohet se në gjendje të dehur ka goditur me sende të forta pronarin e një dyqani dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë ndalimin e shtetasit E. K., 40 vjeç, pasi në rrugën dytësore të aksit Kavajë-Rrogozhinë ka aksidentuar shtetasin G. Xh. dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin e shtetasve:

– O. M., 28 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa lejen përkatëse;

– L. H., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin F. M., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka hedhur dhera në përroin që bën shkarkimin në lumin Erzen.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasin S. H., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka hedhur inerte të ndryshme pranë lumit të Tiranës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 proceduan penalisht shtetasin E. A., 35 vjeç, administrator dhe inxhinier i një firme, pasi dyshohet se ka hedhur përgjatë lumit Erzen, dhera dhe inerte të firmës ku punon.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 referuan materialet pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranë dhe shpallën në kërkim shtetasit F. J., 38 vjeç dhe A. K., 37 vjeç, pasi dyshohen se për motive të dobëta kanë goditur për shkak të detyrës rojën private të një subjekti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore./albeu.com

 

 


Shtuar 15.11.2021 13:05