Kompanitë Pfizer Inc dhe BioNTech njoftuan sot se kanë nisur provat e nivelit të mesëm për krijimin e një vaksine të modifikuar ndaj Covid-19 që synon si variantet origjinale ashtu edhe nënvariantin BA.2 të Omicron.
Vaksina është në një studim fillestar të provës së konceptit për të mbledhur më shumë të dhëna. Nënariantet BA.4 dhe BA.5 të kombinuara vlerësohet se përbëjnë gati 95% të nënvarianteve në qarkullim në Shtetet e Bashkuara në javën që përfundon më 23 korrik.
Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së muajin e kaluar u kërkoi kompanive të prodhojnë vaksina që synojnë nënvariantet BA.4 dhe BA.5, të cilat janë aktualisht mbizotëruesit, për një përforcues të mundshëm në vjeshtë.