Sa mijë dollarë fitojnë në minutë tre kompanitë e mëdha që prodhojnë vaksina anti-Covid

Kompanitë Pfizer, BioNTech dhe Moderna po bëjnë gjithsej 65,000 dollarë në minutë falë vaksinave të tyre kundër Covid-19, sipas një raporti të Aleancës së Vaksinave Popullore, e cila promovon shpërndarjen më të barabartë të vaksinave në botë.

Kompanitë e barnave po grumbullojnë paratë duke shitur shumicën dërrmuese të vaksinave të tyre në vendet e pasura, në dëm të vendeve më pak të zhvilluara, ku shkalla e vaksinimit kundër Covid-19 mbetet e ulët, tha grupi.

Ndërkohë AstraZeneca  dhe Johnson & Johnson i shesin vaksinat e tyre me një çmim kostoje./albeu.com


Shtuar 16.11.2021 08:17