Në qendër të vëmendjes së merkatos, reagon babai i Brojës dhe publikon foton e Armandos: Ëndrra e tij u bë e realitet

Armando Broja është në qendër të merkatos momentalisht. Largimi i tij nga Chelsea është i sigurt, por shumë skuadra si Dortmund, Napoli apo Ipswich janë vënë në lëvizje për të siguruar shërbimet e tij.

Teksa merkato është ‘zjarr’ për Armandon, babai i tij bën një postim të veçantë në rrjetin social Facebook.

Xhevahir Broja, babai i yllit të Kombëtares shqiptare, ka publikuar një foto të Armando Brojës në vitit 2010 dhe një tjetër të vitit 2023, kur Broa po luan përballë Manchester United.

“Ëndrra e tij u bë realitet”, shkruan Xhevahir Broja, duke e shprehur qartë se ndihet shumë krenar për të birin, i cili ka marrë vëmendjen e shumë klubeve ‘big’ të Evropës.