Mori vetëm 4 mandate, LSI: Do ripërtërihemi si zogu mitik

Teksa PS po feston fitoren, zëdhënësi i LSI, Klajdi Bodlli ka shpërndarë një video, në të cilën thuhet se LSI do të ripërtërihet sërish. Kjo video e shpërndarë në rrjetet sociale, duket se është dhe përgjigjja zyrtare e LSI për humbjen e thellë në zgjedhjet e së dielës.

Në një moment, në video thuhet se LSI do të ripërtërihet sërish nga hiri i saj, si zogu mitik Feniks.

Në këto zgjedhje, LSI ka arritur të marrë vetëm 4 mandate krahasuar me 22 që kishte në 2017.

 


Shtuar 27.04.2021 22:00