Rama e quajti “huligan”, kush është kandidati i PD-së që rrëmbeu votat në Elbasan

Një nga qytetet ku pati një sfidë të fortë në këtë zgjedhje është edhe qyteti i Elbasanit.

Në shifrat e publikuara deri tani në KQZ,  rezultatet kanë treguar se demokratët në Elbasan preferojnë më së shumti Dashnor Sulën,

Ai ka marrë 4086 vota duke qëndruar kështu në krye të listës përsa i përket votave.

Kujtojmë se Dashnor Sulën, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si huligan, teksa ka kujtuar një episod, sipas kryeministrit të ndodhur në stadiumin e Peqinit.

“Dash Sula është kthyer Dash Sula vetë Dash Sula! I cili në pikën më impresionuese të karrierës ke pasur në stadiumin e Peqinit. Për ato  që nuk lidhin emrin me figurën, është ai pamjet e të cilit bënë xhiro në media, ku doli si laraskë, se shqiponjë është fjalë e madhe, doli si laraskë me pistoletë për të kapur arbitrin. Me Dash Sulën fiton Shqipëri Shqipëria fiton me Dash Sulën.! Dash Sula është hata fare, Elbasanit në Aleksandër Xhuvanit i prezantohet Dash Shula. Ka qenë deputet në shekullin e kaluar dhe rikthehet si një huligan veteran. Kjo është Shqipëria që fiton me Dash Sulën. O zot, Dash Sula!’- tha Rama gjatë një takimi në Elbasan. /albeu.com/

Dashnor Sula


Shtuar 27.04.2021 21:49