Kush është socialistja që ka rrëmbyer më shumë vota deri tani në Tiranë?

Edhe pse akoma nuk i ka ardhur fundi numërimit për kandidatët e secilës parti, në qarkun e Tiranës ku Partia Socialiste doli forcë e parë duke marrë 48.5% të votave, vihet re se një socialiste ka marrë më shumë vota se shumica.

Nga kutitë e numëruara deri më tani në qarkun e Tiranës, më së shumti vota ka grumbulluar ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku. Ndërkohë në  Balluku deri më tani ka marrë 739 vota.

Ndërkohë pas saj vjen ish ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili ka marrë deri më tani 534. Kujtojmë se Xhafaj ishte i pari në njësinë nr.10 në tiranë ku u bë edhe votimi elektronik.

 


Shtuar 27.04.2021 22:00