Janë luajtur ditën e sotme 5 sfidat e vlefshme për javën e fundit të Kategorisë Superiore, ku u regjistruan plot 22 gola.
Për sa i përket verdikteve, Teuta është skuadra kampione. Durrsakët fituan titullin pas plot 27 vitesh, duke lënë pas Vllazninë, që u rendit në vendin e dytë, falë golavarazhit.
Ndërkohë që Partizani dhe Laçi plotësuan katërshen e skuadrave që fituan të drejtën për pjesëmarrjen në Europë sezonin e ardhshëm.
Për sa i përket fundit të renditjes, Apolonia dhe Bylisi nuk kanë mundur të sigurojnë dot qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar, teksa Kastrioti do të luajë ndeshje shtesë në “Play-Out” me Tomorin.
Tirana dhe Kukësi zhgënjyen këtë sezon duke u renditur në mesin e renditjes, ndërkohë që Skënderbeu arriti t’ia hidhte paq duke shpëtuar direkt.
KATEGORIA SUPERIORE, JAVA E FUNDIT
Kukësi-Kastrioti 1-2
(Ibraimi 88′ / Devid pen. 45′, Daci 87′)
Bylis-Partizani 2-3
(Spahiu 25′, Beji 70′ / Cara 34′, Cardoso 62′, Selita 89′, Mala 90′)
Vllaznia-Laçi 2-0
(Marku pen. 25′, Dilaver 59′)
Teuta-Apolonia 6-1
(Bregu 16′, 49′, L.Vila 27′, 65′, Arapi 77′, Plaku 90+1′ / Mihana 34′)
Tirana-Skënderbeu 3-1
(Seferi 30′, 87′, Gjumsi 41′ / Pusi 44′)