Zbulohet kush do të jetë kryetar i BDI pas Ali Ahmetit

Gazetari maqedonas, Vasko Eftov, i cili i njeh mirë rrethanat politike në BDI, ka bë vlerësimin se kush mund ta zëvendësojë kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, pasi të tërhiqet nga pozita.

Sipas Eftov, as Artan Grubi, e as Bujar Osmani, që përmenden shpessherë, nuk kanë gjasa ta zëvendësojnë Ahmetin. Gjasa më të mëdha ai i jep ministrit aktual të financave, Fatmir Besimi, shkruan Gazeta Lajm.

Këtë vlerësim, Eftov e bazon në faktin se Besimi ka disa tipare të Ahmetit, sa i përket urtësisë dhe qetësisë.


Shtuar 15.09.2020 14:59